Një palë pantallona 70 metra për të thyer rekordin “Guinness”

Një rrobaqepës në Zvicër ka qepur një palë pantallona 70 metra të gjata dhe që peshojnë 700 kilogramë, me shpresën për të thyer një rekord botëror.

Pantallonat iu paraqitën banorëve të qytetit Beromunster. Rrobaqepësit Xwendekar Kelesh iu deshën tetë muaj për të qepur pantallonat duke përdorur një makinë qepëse normale. Tani ai shpreson ta regjistrojë atë në Librin e Rekordeve ”Guinness”.

Nëse ai ka sukses, ai planifikon të bëjë 12,000 çanta prej pëlhure nga pantallonat për t’i dhuruar ose shitur në dyqanet lokale.

“Kjo është një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për ndotjen plastike në planetin tonë”, theksoi Patrick Curschellas, i cili mbështeti Kelesh në përpjekjen e tij.

”Kelesh iku nga Siria në Zvicër 11 vjet më parë dhe gjithmonë ka ëndërruar për një projekt të ngjashëm”, tha Curschellas.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.