Disa adoleshentë përdhunojnë 14-vjeçaren, vajza ndërron jetë pas një jave

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Bëlgjikën ku një adoleshnete rreth moshës 14-vjeçe është përdhunuar nga një grup prej 5 adoleshentësh dhe pas një jave ajo ka ndërruar jetë.

Sipas ”BBC” imazhet e sulmit u shpërndanë në internet dhe prokurorët kanë thënë se përdhunuesit për shkak se një pjesë e tyre ishin të mitur janë derguar në struktura edukimi të posaçme ndërsa dy të tjerë që ishin të moshës 18 dhe 19 vjeç janë arrestuar dhe po hetohen për veprimet që kanë ndodhur para vdekjes së të miturës.

Sipas raportimeve, vajza do të takonte një mik më 15 maj tek varrezat e vendit dhe ai mbërriti bashkë me katër të dyshuarit e tjerë ku abuzuan seksualisht me viktimën.

“Imazhet ishin pika e fundit për të … e gjithë bota e saj u shemb”, tha babai i saj për gazetën belge ”Het Nieuwsblad”.

Rasti ka shkaktuar reagime e politikanëve belg, me Sekretaren e Shtetit për Barazinë Sarah Schlitz duke u zotuar të marrë masa për të parandaluar që imazhet e sulmit seksual të ndahen në internet. “E tmerrshme. Nuk kam fjalë,” shkroi Ministri belg i Drejtësisë Vincent van Quickenborne në ”Twitter”.

‘.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.