Një “armë” e re kundër Covid/ Krijohet spraji që ul mundësinë e infektimit

Shkencëtarët britanikë bëjnë me dije se kanë krijuar një spraj hunde që ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e infektimit me koronavirus.

Sipas krijuesve të këtij produkti, dy pompa në secilën anë të hundës mund të mbrojnë deri në 8 orë kundër koronavirusit.

Ata besojnë se spraji i quajtur “Phoxwell” mund të luajë një rol kyç në mbrojtjen e personave vulnerabël dhe do të inkurajojë njerëzit të kthehen në vendet e punës.

Sipërmarrësi dhe kirurgu, Rakesh Uppal, kreu i laboratorëve që ka zhvilluar këtë produkt, tregon se ky është një mjet i ri dhe shumë efektiv në luftën kundër pandemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.