Nga prodhimi i vaksinës e deri të miratimi, rrëfehet themeluesi ‘BioNtech’
Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara (FDA) ka dhënë autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës së “Pfizer dhe BioNtech”, gjatë ditës së sotme, shkruan “Business Insider”.
Dy dozat e vaksinës fillimisht kanë marrë autorizimin nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse edhe vaksina e “Moderna” kundër coronavirusit, sipas të gjitha gjasave, do të marrë lejen për përdorim nga FDA gjatë këtij muaji.
Pas shumë muajve testime, vaksina është konstatuar se është 95 për qind efektive në parandalimin e COVID-19, dhe këtë e kanë treguar edhe testimet në masë të madhe.
Procesi i zhvillimit të vaksinës ishte shumë i shpejtë – saqë asnjë vaksinë tjetër në histori të njerëzimit nuk është krijuar dhe prodhuar në fabrikë me një shpejtësi të tillë.
Vaksina që para kësaj konsiderohej si më e shpejta që është zhvilluar ndonjëherë, kishte kërkuar më pak se katër vite punë të palodhshme.
Bashkëthemeluesi i “BioNtech” Ugur Sahin, ka dizajnuar vaksinën brenda pak orëve në janar, sipas “Wall Street Journal”.
Në anën tjetër, zëdhënësi i “BioNtech” ka konfirmuar për “Business Insider” që Sahin – që themeloi kompaninë me gruan e tij Ozlem Tureci – “mori një vendim të vështirë kur dizajnoi vaksinën gjatë fundjavës”.
Edhe vaksinës “Moderna” i janë dashur vetëm disa ditë që të dizajnohet.
Arsyeja që dy kandidatët arritën ta dizajnojnë kaq shpejtë vaksinën është fakti që ata mbështeten shumë në teknologjinë që e përdorin: RNA apo mRNA.
Kurrë më parë FDA nuk kishte miratuar vaksinë të bazuar në trajtimin e mRNA-së.
Por tani kjo Agjenci ka miratuar përdorimin e vaksinës së “Pfizer dhe BioNtech”, ku më pas pritet të ndodhë miratimi edhe i vaksinës së “Moderna” – ku mRNA mund të vendosë standarde të reja në këtë industri.
RNA-ja është material gjenetik që u kërkon qelizave të prodhojnë proteina. Vaksina kandidate e “Pfizer” kundër COVID-19, funksionon duke injektuar një pjesë të vogël të mRNA-së së coronavirusit në trupin e njeriut.
Sorry, the comment form is closed at this time.