“Netflix” do të sjellë serialin e ri televiziv për Barack e Michelle Obama

Barack dhe Michelle Obama kanë njoftuar projektin e tyre të ri, me titull “Ne njerëzit” në platformën “Netflix”.

Animacioni do të ketë 10 episode që zgjasin 3 minuta secili, që do të jenë në formën e videoklipeve muzikore.

Çifti presidencial shpjegoi dëshirën e tyre për të “edukuar brezin e ri të amerikanëve për fuqinë që kanë si qytetarë”. 

Artistë të njohur do të jenë të pranishëm në episodet me këngët e tyre, midis të cilëve do të jenë Bibi Regga, Janel Mona, Adam Lambert, Andra Day, HER, Kyle Miranda dhe të tjerë.

Amanda Gorman do të paraqesë poezitë e saj me këngë origjinale dhe kompozime.

Ndërsa seriali përshkruhet si “një thirrje për veprim për të gjithë të rinjtë dhe për të ripërcaktuar konceptet e pushtetit dhe qytetarisë në një botë moderne”. 

Premiera do të jetë më 4 korrik, që është dhe Dita e Pavarësisë së SHBA.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.