Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë, diskutohet armëpushimi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbledhë sot kabinetin e tij të sigurisë në orën 19:00 me kohën lokale (17:00 lokale) për të diskutuar një armëpushim të mundshëm”, raportojnë mediat izraelite.

Netanyahu deri më tani nuk ka bërë asnjë koment mbi takimin e raportuar të kabinetit, por ai tha të mërkurën se ishte “i vendosur” për të vazhduar luftimet derisa paqja dhe siguria të rivendoseshin, pavarësisht presionit të fortë të SHBA për “de-përshkallëzim”.

Zyrtarët e Hamasit u cituan të mërkurën nga CNN të thoshin se armëpushimi mund të ishte “i pashmangshëm, ndoshta brenda 24 orësh”.

Ndërkohë, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tani thonë se shumica e synimeve që ata synonin në Gaza janë goditur, raporton faqja e internetit e Izraelit ynetnews.com. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.