Negociatat Rusi-Ukrainë, Erdogan bisedon me Zelensky

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke diskutuar për situatën në Ukrainë dhe negociatat midis Moskës dhe Kievit.

Erdogan i tha homologut të tij se ai kishte mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës dher këtë gjë e ka shprehur dhe në një samit të fundit të NATO-s.

Ankaraja, e cila ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe Ukrainën, është pozicionuar si një palë neutrale, duke kërkuar të lehtësojë negociatat midis palëve ndërluftuese.

Më 6 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar homologut të tij rus, Vladimir Putin, që të shpallë armëpushim në Ukrainë, të hapë korridoret humanitare dhe të nënshkruajë një marrëveshje paqeje, ka njoftuar zyra e presidentit turk.

Ukraina dhe Rusia deri më tani kanë mbajtur një sërë rundesh negociuese, por ende nuk kanë arritur ndonjë rezultat konkret për dhënien fund të luftës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.