Në lojë dhe Kina? Djali i Joe Biden në hetim për taksat
Hunter Biden, djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve Joe Biden është në hetim për çështje taksash. Hetimet kanë nisur nga prokurorët federalë të shtetit të Delaware.
Ka qenë vetë Hunter që ka bërë të ditur lajmin. Mësohet se çështja e taksave të Hunter Biden ka të bëjë me marrëdhëniet e biznesit që ka ai me shtete fqinje, dhe madje edhe me Kinën.
Vetë Hunter Biden është shprehur i sigurt se është i pastër dhe nuk ka kryer asnjë gabim. Hetimi ka filluar që në 2018, teksa kujtojmë se para zgjedhjeve çështja e djalit të Joe Biden, ishte një temë e nxehtë për vetë Presidentin e zgjedhur tashmë të SHBA që kishte shpallur kandidaturën asojkohe pasi republikanët e kritikuan për marrëdhëniet e biznesit të tij në Kinë e Ukrainë kur i ati ishte zv/president i Obamës.
Sorry, the comment form is closed at this time.