Ndihmësi i shpëton atentatit, Zelensky premton përgjigje të fortë

Ndihmësi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka shpëtuar një atentati.

Zelensky ka premtuar përgjigje të fortë, pasi ndihmësi i tij i lartë i mbijetoi një përpjekjeje të dukshme për vrasje.

Makina e Serhiy Shefir u godit me breshëri plumbash kur ai u largua nga shtëpia e tij në jug të kryeqytetit Kiev, të mërkurën në mëngjes.

Nuk dihet se kush ka qëlluar, por Zelensky tha se mund të ketë qenë një sulm i huaj ose i brendshëm.

Kremlini ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje ruse.

Duke përshkruar momentin kur plumbat goditën automjetin e tij, Shefir tha “duhej të shpejtonim pak, ishte e frikshme”.

Ai vlerësoi shoferin e tij, i cili tha se arriti të vazhdonte të lëvizte, ndërsa makina qëllohej. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.