Ndërron jetë aktorja e njohur, vuante prej kohësh nga kanceri

Olivia Newton-John ka vdekur në moshën 73-vjeçare, pas një beteje me kancerin e gjirit.

Aktorja ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforninë Jugore mëngjesin e sotëm, e rrethuar nga familjarët dhe miqtë.

Bashkëshorti i saj, John Easterling konfirmoi lajmin e trishtë.

“Dame Olivia Newton-John (73) ndërroi jetë paqësisht në fermën e saj, në Kaliforninë Jugore këtë mëngjes, e rrethuar nga familja dhe miqtë.

Ne kërkojmë që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë.

Olivia ka qenë një simbol i triumfeve dhe shpresës për më shumë se 30 vjet, duke ndarë rrugëtimin e saj me kancerin e gjirit”, ka shkruar ai.

Burri i Newton-John njoftoi vdekjen e saj në faqen e saj në Facebook të hënën.  Ajo ishte 73
Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.