Ndahen çmimet “Pulitzer”/ Vrasja e Floyd dhe pandemia Covid-19, dy temat kryesore

“Reuters” dhe “Minneapolis Star Tribune” fituan çmimin “Pulitzer” për historinë e publikuar lidhur me pabarazitë racore të Policisë amerikane. Ndërsa “New York Times” dhe “Atlantic” u nderuan për raportimin e pandemisë së COVID-19, dy temat që mbizotëruan në axhendën e lajmeve të vitit të kaluar.  “Star Tribune” fitoi çmimin Pulitzer për raportimin e lajmeve pas vrasjes së George Floyd në duart e policisë.

“Associated Press” fitoi çmimin e fotografisë për lajmet e fundit për imazhet e protestave, ndërsa Robert Greene i “Los Angeles Times” fitoi për shkrimet editoriale në lidhje me reformën e kushteve në burgje.

Bordi përmendi me emër edhe Darnella Frazier, e reja që regjistroi videon e vrasjes së Floyd në telefonin e saj celular. Njoftimi i ndarjes së çmimeve, të cilët kapin vlerën e 15,000 dollarëve ishte shtyrë nga prilli mes pandemisë. “Pulitzer” janë më të çmimet më prestigjioze në gazetarinë amerikane dhe janë shpërndarë nga viti 1917 në nder të gazetarit amerikan me prejardhje hungareze, Joseph Pulitzer.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.