Navalny u bën thirrje mbështetësve: Çlironi Rusinë nga hajdutët

Udhëheqësi i opozitës ruse, Alexei Navalny, i dënuar me tre vjet burg, u bëri thirrje mbështetësve të kapërcenin frikën dhe të çlironin Rusinë nga hajdutët në pushtet.

“Ata mund të qëndrojnë në pushtet dhe ta përdorin atë për pasurimin e tyre personal, duke u mbështetur vetëm në frikë. Por ne, duke kapërcyer atë frikë, mund ta çlirojmë atdheun tonë nga ky grup hajdutësh që e pushtuan atë”, shkruan Navalny.

Gjyqi për shpifje kundër opozitarit rus do të fillojë nesër, në Moskë.

Kundërshtari i Kremlinit u dënua me 32 muaj burg më 2 shkurt për shkelje të kushteve të një dënimi të pezulluar më parë, ndërsa po merrte trajtim mjekësor në Gjermani, pasi u helmua me një agjent nervor.

Mijëra mbështetës të Navalnyt janë arrestuar gjatë javëve të fundit, për shkak të protestave të vazhdueshme anembanë Rusisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.