NATO, gati për anëtarësim të shpejtë të Finlandës e Suedisë  

NATO i hap dyert Finlandës dhe Suedisë për t’u antarësuar edhe me procedura të përshpejtuara, siç nuk ka ndodhur më parë… një realitet që duket se ka ndryshuar pas sulmit rus në Ukrainë.

Jens Stoltenberg:Nëse ato vendosin të aplikojnë, Finlanda dhe Suedia do të mirëpriten ngrohtësisht dhe besoj se procesi do të jetë i shpejtë.

Dy vendet pritet të paraqesin aplikojnë në gjysmën e dytë të muajit Maj. Por Rusia, që ndan 1300 kilometra kufij me Finladën dhe që nuk pranon afrimin e armatimeve të NATO-s në kufij, kërcënoi me vendosjen e raketave bërthamore në enklavën e Kaliningradit, tokë ruse në mes të kontinentit.

Reuters thotë se shërbimet finlandeze e suedeze të zbulimit paralajmëruan se Moska mund të nisë një fushatë blerjesh të deputetëve të këtyre dy vendeve për të penguar antarësimin në NATO. Për të ndaluar afrimin e aleancës veri-atlantike në kufij, Vladimir Putin nisi edhe luftën në Ukrainë. Përpara deputetëve rusë, shefi i Kremlinit lëshoi edhe kërcënimin e radhës për perëndimin. Ai paralajmëroi se çdo vend që do të përfshihet në luftën e Ukrainës, do të përballet me sulme të rrufeshme, mbase duke nënkuptuar goditje me armë të shkatërrimit në masë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.