Elon Musk trondit tregjet/ Çfarë vendosi për ‘Twitter’-in

Elon Musk tha se po e vendos në pritje ofertën e tij për të blerë “Twitter”, disa javë pasi ra dakord për ta marrë kompaninë private në një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh.

Ai ka bërë të ditur pezullimin përkohësisht të marrëveshjes së blerjes.

Lajmi vjen vetëm disa javë, pasi miliarderi ra dakord ta blinte kompaninë private për 44 miliardë dollarë.

“Marrëveshja për Twitterin është përkohësisht në pritje për të marrë detaje që mbështesin llogaritjen se llogaritë e padëshiruara ose të rreme përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”, shkruan Musk në një postim në rrjetin social.

Lajmi bëri që aksionet e “Twitter” të bien më shumë se 20% para hapjes së tregut të stokut.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.