Moti i keq në Itali, një viktimë dhe 4 të zhdukur në Sardenja

Moti i keq që ka përfshirë Italinë, kryesisht në jug të Sardenja ka shkaktuar 1 viktimë dhe 4 të zhdukur, dhe ka lënë qindra të pastrehë, sipas një bilanci të ri të Ministrisë së Brendshme. Vala e motit të keq në jug të Sardenjës ka krijuar probleme dhe shqetësime, duke bllokuar rrugët, dyqanet dhe duke përmbytur një qendër tregtare.

Në Kaljari, komuna e Pirrit është përmbytur plotësisht dhe trafiku është devijuar. Në Silikua është shembur një pjesë e një shtëpie, ku brenda ndodheshin dy të moshuar dhe djali i tyre, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. I gjithë fshati në Burcei në Kaljari është pa energji elektrike.

Në Salento një stuhi e fuqishme goditi vendin këtë mëngjes, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Kastro është një nga bashkitë më të prekura, ku në një kohë shumë të shkurtër kanë rënë gati 100 mm reshje shiu.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.