Modelja vret të ëmën mizorisht, i preu zemrën me thikë
Modelja Anna Leikovic akuzohet se ka goditur me thikë nënën e saj dhe më pas i ka prerë zemrën ndërsa ishte ende gjallë. Sipas mediave të huaja, Leikovic gjithashtu i preu mushkëritë dhe zorrët me thikën e kuzhinës para se të bënte dush dhe të shkonte të takonte të dashurin e saj në qytetin Comrat, Moldavi.
“Ajo e theri nënën e saj me thikë dhe më pas i preu zemrën e një gruaje të gjallë. Vërtet është e vështirë të besosh, por ajo i preu zemrën në kuptimin e vërtetë të fjalës”, thanë autoritetet. Gjatë seancës, modelja shfaqi mosinteresim ndërsa shihej e shtrirë në ambientet e gjykatës duke luajtur me thonjtë e saj.
Sipas mediave, kur një gazetar e pyeti nëse ishte fajtore për krimin brutal, Leikovic qeshi dhe iu përgjigj: “Mirupafshim”. Zëdhënësi i policisë Lyubov Yanak tha se ende janë duke punuar për motivin e këtij krimi të rëndë, por dyshohet se vajza e 40-vjeçares ishte e varur nga droga dhe kjo e ndjera ishte përpjekur ta çonte në një qendër rehabilitimi.

Sorry, the comment form is closed at this time.