Mjeku belg falsifikon mbi 2 mijë çertifikata të Covid-19

Sipas një njoftimi të ministres së shëndetësisë belge, një mjek ka lëshuar 2018 certifikata false të Covid. Ministrja shpjegoi gjithashtu se “Mjekët e përgjithshëm po ashtu edhe qendrat e vaksinimit kanë akses në Vaccinnet (softuer për kodimin e vaksinës) dhe mund të kodojnë njerëzit që duhet të ishin vaksinuar, por nuk e kanë bërë.

Qasja e mjekut në “Vaccinnet’ tashmë është pezulluar, ndërsa certifikatat false janë çaktivizuar.

8.86 milion persona janë vaksinuar plotësisht në Belgjikë deri më tani, përkatësisht 74.9%. Belgjika mbetet një ndër vendet më të prekura nga pandemia. vendi ka regjistruar 1,623,560 raste dhe 26,669 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.