Ministrja e Koresë së Jugut heq dorë nga synimi për t’u bërë shefe e OBT-së
Zyrtarja më e lartë e Tregtisë e Koresë së Jugut po heq kërkesën e saj për t’u bërë në të ardhmen Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke e bërë të mundshme që kjo punë të shkojë tek ish-ministri nigerian i Financave, Ngozi Okonjo-Iweala.
Ajo mund të ishte bërë gruaja e parë që do ta drejtonte këtë organizatë.
Ministria e Tregtisë, Industrisë dhe Energjisë së Koresë së Jugut tha, në një deklaratë të premten, se ministrja Yoo Myung-hee, së shpejti do ta njoftojë OBT-së që po e tërhiqte kandidaturën e saj.
OBT-ja që vendos rregullat e tregtisë botërore, njoftoi në tetor se Yoo dhe Okonjo-Iweala ishin dy finalistët për t’u bërë drejtuesi i saj i ardhshëm, duke siguruar që një grua po e kërkonte këtë post për herë të parë.
OBT ka pritur që të shpallte një fitues para mbarimit të vitit 2020, por procesi u zvarrit për shkak të mosmarrëveshjeve midis vendeve anëtare mbi kandidatët, tha ministria e Koresë së Jugut.
Sorry, the comment form is closed at this time.