Ministri i Jashtëm i Ukrainës: NATO nuk bën asgjë për të na mbështetur

NATO si institucion nuk bën absolutisht asgjë për të mbështetur Ukrainën në konfliktin kundër Rusisë dhe këtë e them me keqardhje kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë fjalimit të tij në forumin e Davos.

“Populli ukrainas mendonte se NATO ishte një forcë e fuqishme, por lufta është gjithmonë një provë që heq maskat, dhe ne të gjithë kemi parë fytyra reale”, tha Kuleba.

Kuleba foli për Aleancën si një institucion “që qëndron mënjanë” ndërsa BE ka marrë vendime revolucionare dhe novatore që ata vetë nuk e prisnin t’i merrnin.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.