Mësuesja u kërkon nxënësve: Mos mbani maskë, COVID-19 është i padëmshëm

Një mësuese e një shkolle fillore në Trevizo (Itali) u ka kërkuar, madje dhe kërcënuar, fëmijët në klasën e saj që të mos mbajnë maskë, pasi sipas saj COVID-19 vret vetëm të moshuarit.

Rasti është sinjalizuar nga disa prindër, të cilët manifestuan në shenjë proteste jashtë institucionit për të tërhequr vëmendjen tek sjellja e mësueses. Në këtë situatë ka ndërhyrë dhe kryebashkiaku, i cili u përball me mësuesen dhe me prefektin e qytetit. Por ende nuk është bërë e ditur nëse është marrë ndonjë masë nga ana e drejtorisë së shkollës.

Mësuesja u ka thënë fëmijëve të mos mbajnë maskat, duke pretenduar se virusi është i padëmshëm dhe prek vetëm të moshuarit. Sipas mediave, ajo madje ka kërcënuar fëmijët, të cilët nuk pranonin të hiqnin maskën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.