Pyetja që Elon Musk bën në çdo intervistë pune
Intervistat e punës janë zakonisht stresuese, veçanërisht nëse punonjësi i ardhshëm ka personin më të pasur në botë. Bëhet fjalë për Elon Musk.
Pronari i “Tesla” dhe “Space X”, sigurohet që të gjithë procesin ta vështirësojë edhe më shumë me një pyetje specifike që ua bën atyre që kanë përballë.
Pyetja e famshme u zbulua nga Tanya Zakoëich përmes llogarisë së saj personale në TikTok.
Pyetja është kjo: Ju jeni duke qëndruar diku në sipërfaqen e Tokës. Shkoni një milje në jug, një milje në perëndim dhe një milje në veri. Përfundoni pikërisht aty ku keni filluar. Ku jeni?
Rreth 4000 njerëz kanë dhënë versionin e tyre, ku përgjigja e saktë është Poli i Veriut sipas Ashlee Vance, që shkroi biografinë e Elon Musk.
Sorry, the comment form is closed at this time.