Merkel ka një thirrje për G20: Parandaloni kaosin në Afganistan

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar komunitetin ndërkombëtar që të mos e lejojë Afganistanin të bjerë në kaos.

Këtë deklaratë Merkel e bëri në një samit online të shteteve të G20 për të diskutuar një paketë ndihme për popullin afgan.

Udhëheqësit, përfshirë Presidentin amerikan Joe Biden, kanë theksuar se ndihma duhet të sigurohet nëpërmjet organizatave të pavarura ndërkombëtare dhe jo drejtpërdrejt te talebanët, të cilët morën pushtetin në gusht.

Premtimet për ndihmë janë bërë tashmë nga Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, e cila ka folur për 1 miliardë euro për Afganistanin dhe vendet fqinje që marrin refugjatë.

Merkel, e cila nuk u paraqit për rizgjedhje muajin e kaluar dhe do të japë dorëheqjen si kancelare sapo të formohet një qeveri e re, ripohoi zotimin e Gjermanisë prej 600 milionë eurosh.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.