Merkel takim në SHBA me Biden më 15 korrik

Kancelaria gjermane Angela Merkel do të udhëtojë në Uashington më 15 korrik, për t’u takuar me presidentin Joe Biden.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se të dy udhëheqësit do të theksojnë “marrëdhëniet e thella bilaterale” midis dy vendeve.

“Udhëheqësit do të diskutojnë angazhimin e tyre për të punuar ngushtë së bashku në një sërë sfidash të përbashkëta, duke përfshirë përfundimin e pandemisë Covid-19, trajtimin e kërcënimit të ndryshimit të klimës dhe promovimin e prosperitetit ekonomik dhe sigurisë ndërkombëtare bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike”, tha Psaki.

Njoftimi u bë në ditën e parë të samitit të G7 në Cornwall. Që nga marrja e detyrës, Biden ka mirëpritur dy udhëheqës të tjerë botërorë të Japonisë dhe Koresë së Jugut. Angela Merkel ka pasur një marrëdhënie të vështirë me Donald Trump.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.