“Mendova t’ia zhduk trupin”/ Dëshmia e pilotit: E mbulova me jastë

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 20-vjeçares britanike në Greqi, e cila u mbyt mizorisht nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopulos. Ai ka folur sërish para policisë ku është shprehur se ka menduar të zhdukë trupin e 20-vjeçares pasi i druhej faktit se vajza e tyre mund të mbetej vetëm.

Sipas tij natën e krimit Caroline ishte bërë agresive duke kërkuar që të largonte fëmijën pasi sipas tij nuk e donte pranë. Babis shprehet se i vjen keq për atë që ndodhi dhe e di që nuk ka justifikim për krimin e rëndë.

“Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë. Ajo që bëra nuk justifikohet, Sjellja e saj me lindjen e fëmijës ndryshoi shumë. Ajo ishte bërë agresive. Natën e vrasjes Caroline tha “mos e sill vajzën, nuk e dua”.

Unë i thashë që ajo duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Unë e mbaja fort që ajo të më dëgjonte. Ajo po dridhej. Pastaj e mbulova me jastëk. Ajo po dridhej derisa në një moment ajo ndaloi.

U përpoqa ta zgjoja por më kot. Mendova çfarë do të ndodhte me fëmijën tonë. Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Pastaj për ta bërë sa më të besueshme ngjarjen vrava qenin. Askush nuk do e merrte me mend që atë e kisha vrarë unë nëse lëndoja qenin”, është shprehur Babis.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.