Menaxhimi i pandemisë Covid-19 në Suedi, i ngadaltë

Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri, ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të pamjaftueshme, ka thënë një komision që ka hetuar përgjigjen shtetërore ndaj pandemisë.

“Menaxhimi i pandemisë në Suedi është përcjellë me përgjigjje të ngadalshme”, ka thënë të premten komisioni, pasi ka publikuar të dhënat preliminare.

“Parandalimi fillestar i sëmundjes dhe masat për kontrollim, kanë qenë të pamjaftueshme për të ndalur apo edhe për të kufizuar përhapjen e virusit në shtet”.

Strategjia e Suedisë në vitin e parë të pandemisë, përmes shmangies së masave kufizuese dhe masave tjera si maskat, ka qenë krejtësisht ndryshe prej masave që ka aplikuar pjesa tjetër e Evropës me kufizime të rrepta dhe mbyllje kufijsh.

Prej shpërthimit të pandemisë, ky shtet ka regjistruar mbi 15,000 viktima me koronavirus.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.