Meksikë, 53 viktima nga përplasja e kamionit me emigrantë

Të paktën 53 persona raportohet të kenë humbur jetën dhe me dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi kamioni me të cilin ata po transportoheshin u përplas në jug të Meksikës.

Më shumë se 100 persona, që dyshohet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, po udhëtonin me kamionin në momentin e aksidentit kur ai doli nga rruga dhe u rrokullis në Chipas. Pamjet nga skena e përplasjes tregojnë trupat e viktimave përgjatë rrugës ku kamioni u rrokullis.

Ky është një aksident ndër më të rëndët e këtij lloj në Meksikë. Të paktën 58 persona janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë për jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.