Më shumë se gjysmë milion persona janë vaksinuar me dozën e katërt në Izrael

Më shumë se 500,000 persona në Izrael kanë marrë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19, sipas të dhënave që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Izraeli ishte vendi i parë që miratoi aplikimin e dozës së katërt përforcuese për personat më të rrezikuar ndaj Covid-19. Autoritetet shpresojnë se dozat përforcuese do të ndalojnë valën e infektimeve të nxitura kryesisht nga varianti Omicron.

Izraeli ka regjistuar 1,718,989 raste dhe 8,298 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.