Më shpejt se sa pritej, Mkhitaryan lojtari më i ri i Interit
Para pak minutash mediat italiane shkruanin se Inter ka paraqitur një ofertë zyrtare për Mkhitaryan, dhe tashmë raportohet se marrëveshja është arritur.
Armenit i skadon kontrata në 30 qershor me Romën dhe më pas do të veshë fanellën e Interit. Akordi u arrit për një kontratë 2-vjeçare dhe me një pagë 3,5 milionë euro në sezon, ku përgjigjia e Mkhitaryan ishte e menjëhershme pozitive.
Pasi të jenë tejkaluar ekzaminimet mjekësore që do të zhvillohen ditët në vijim, Simone Inzaghi do të ketë një përforcim shtesë në zonën qendrore të mesfushës.
Sorry, the comment form is closed at this time.