Me bojë dhe autoperlantë/ Arrestohen 7 persona pranë Samitit të G7

Shtatë persona janë arrestuar pasi u zbulua se dy automjete që udhëtonin pranë samitit G7 përmbanin bojë, granata tymi dhe autoparlantë.

Policia e Devon dhe Cornwall konfirmuan se oficerët kryen një ndalesë automjeti në një makinë dhe një furgon afër Loggans Road në Hayle, rreth shtatë milje nga Hotel Carbis Bay.

Sipas ”The Guardian”, forca tha se gjatë ndalimit, rreth orës 5 të së enjtes, automjetet u kontrolluan dhe sendet u gjetën brenda.

Një 30-vjeçar nga Londra, një grua 21-vjeçare nga Uells dhe një 20-vjeçar nga Bournemouth u arrestuan nën dyshimin e posedimit të një artikulli me qëllim për të kryer dëm kriminal.

Dy burra nga Londra të moshës 25 dhe 27 vjeç, një grua 45-vjeçare nga Londra dhe një grua 26-vjeçare nga Epsom u arrestuan nën dyshimin e komplotit për të kryer shqetësime publike.

Një zëdhënës i forcës tha që të shtatë mbeten në paraburgim policor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.