Covid-19/ Mbyllet ambasada amerikane në Kabul

Ambasada amerikane në Kabul është mbyllur dhe u është kërkuar punonjësve të punojnë nga shtëpia, për shkak të shpërthimit të koronavirusit, duke shkaktuar një viktimë dhe 114 të infektuar.

Sipas një njoftimi të ambasadës të enjten, disa prej punonjësve janë shtruar në spital.

“Mosrespektimi i masave do të ketë pasoja”, tha Ambasada në një deklaratë.

Gjithashtu, ambasada bëri thirrje për vaksinim, duke thënë se 95 për qind e rasteve në misionin diplomatik, janë në mesin e njerëzve që nuk janë vaksinuar plotësisht. Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi derisa situata të normalizohet.

Në muajin prill, Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi largimin e stafit jothelbësor nga Afganistani, për shkak të shqetësimeve për rritje të dhunës dhe kërcënimeve në Kabul.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.