Mbronte luftëtarët xhihadistë/ Mbyllet xhamia në Francë

Një xhami në rajonin verior francez të Oise është mbyllur për shkak të predikimeve radikale të një imami, që thuhet se ka mbrojtur xhihadin. BBC shkruan se xhamia në qytetin e Beauvais do të qëndrojë e mbyllur për gjashtë muaj.

Prefekti i Oise tha se në predikim luftëtarët xhihadistë quheshin heronj dhe nxisnin urrejtje e dhunë. Franca ka kryer kontrolle në objektet islamike të adhurimit të dyshuara për lidhje me ekstremizmin.

Dy javë më parë, Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin tha se ai po fillonte një proces për mbylljen e Xhamisë së Madhe të Beauvais, 100 km në veri të Parisit, sepse imami tallte të krishterët, homoseksualët dhe hebrenjtë në predikimet e tij.

Ministria e Brendshme e Francës tha se kishte hetuar rreth 100 xhami dhe salla lutjesh mbi një ekstremizëm të tillë në muajt e fundit, nga gjithsej më shumë se 2,620 në Francë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.