Covid/ Mbi 30 mijë raste në 24 orë, numër rekord në Rusi
Rusia ka regjistruar më shumë 30,000 raste në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 7,892,980.
Ky është numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Vendi gjithashtu regjistroi 986 viktima, duke çuar numrin e përgjithshëm në 220,315.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje vendit të përshpejtojë fushatën e vaksinimit. Aktualisht rreth një e treta e rusëve janë të vaksinuar, përkatësisht 45.3 milionë.
Sorry, the comment form is closed at this time.