“Masakrohet” greku që vrau gruan 20-vjeçare

Gjithçka filloi kur piloti 32-vjeçar rrëfeu se ai është autori i krimit të rëndë që tronditi Greqinë që në momentin e parë, duke i thënë Policisë se ai vrau gruan e tij 20-vjeçare dhe nënën e fëmijës së tij.

Mijëra përdorues të “Instagram”- it përmbytën profilin e tij dhe konkretisht foton e fundit që ai kishte ngarkuar, menjëherë pas vrasjes së saj.

Ishte një foto e lumtur nga dasma e tyre me mbishkrimin “Përgjithmonë së bashku. Udhëtim të mbarë dashuria ime “.

Në atë kohë, të gjithë po flisnin për një postim shumë prekës pas humbjes së gruas së tij.

Karakteristikë e valës së zemërimit popullor është se deri të enjten pasdite, komentet kishin arritur rreth 4500 ndërsa të premten në mëngjes ato kishin kaluar 22,500!

Mesazhet janë plot mllef që i kërkojnë drejtësisë të bëjë punën e saj, ndërsa shumë janë ata që ia dalin me fjalë fyese ndaj tij.
“Përbindësh”, “llum”, “mbeturinë”, janë vetëm disa nga komentet fyese që i atribuohen atij.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.