Marksi dhe Lenini në dasmën e mikut të tyre, Engels

Marksi, Lenini dhe Ho Shi Mini u mblodhën në Indinë Jugore, fundjavën e kaluar, për të marrë pjesë në dasmën e mikut të tyre, Engels.

Por, në këtë dasmë nuk kishte asnjë gjerman, rus apo vietnamez.

Të sipërcituarit ishin thjesht emrat e anëtarëve të Partisë Komuniste të shtetit indian të Keralas.

“Engelsi dhe Lenini janë vëllezër, ndërsa Marksi dhe Ho Shi Mini janë djemtë e një aktivisti të partisë lokale”, shkruan gazeta ‘Mathrubhumi’.

“Të katër personat janë anëtarë aktivë të Partisë Komuniste”, theksoi gazeta, por Marksi u kthye nga qyteti ‘ultrakapitalist’ i Dubait për të marrë pjesë në dasmë.

Drapëri dhe çekani janë ende në modë në Kerala, ku Partia Komuniste ka sunduar për shumicën e gjashtë dekadave të fundit dhe ku emra revolucionarë si Stalini dhe Trocki janë të zakonshëm.

India iu afrua Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë dhe emrat rusë duke përfshirë edhe ‘Pravda’, emri i gazetës shtetërore të BRSS, janë të zakonshme, veçanërisht në jug të vendit.

Kryeministri aktual i Tamil Nadusë, shteti në lindje të Keralës, është Stalini, i quajtur nga babai i tij për nder të diktatorit sovjetik, disa ditë para vdekjes së tij në Rusi.

Në një dasmë të këtij shteti, në muajin qershor, një burrë i quajtur Socializëm u martua përballë vëllezërve të tij Komunizmit, Leninizmit dhe Marksizmit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.