Makinës së shqiptarit në Greqi i vihet zjarri dy herë brenda 24 orëve

Makina e një 40-vjeçari shqiptar në Patisia ka rënë pre e një sulmi zjarrvënës dy herë brenda 24 orëve. Mësohet se në orën 01:40 të datës 12 gusht, persona të panjohur i janë afruar makinës dhe i kanë vënë flakën, duke i shkaktuar dëme në pjesën e përparme të veturës. Policia gjeti në vendngjarje shishe butani dhe mbetje plastike.

Ndërkohë, rasti i dytë u regjistrua në orën 03:05 të mëngjesit të datës 13 gusht, kur persona të panjohur i janë afruar makinës së shtetasit me inicialet N.E., dhe i kanë vënë flakën mjetit që ndodhej i parkuar në rrugën “Yrkanias” duke u shkatërruar plotësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjës të repartit të neutralizimit të mjeteve ndezëse ku kanë gjetur dy shishe butani të dëmtuara dhe mbetjet e një ene plastike.

Tashmë oficerët e sigurimit të Patisias, po hetojnë për “llogaritë” e hapura të konflikteve që mund të ketë 40-vjeçari për të arritur në gjurmët e autorëve.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.