Mafia ekzekuton 35-vjeçarin në mes të Napolit

Mafia “Camorra” ka ekzekutuar në mes të Napolit në 35-vjeçar.

Mediat italiane raportojnë se Francis Building iu bë pritë nga ”Camorra” në Torre Annunziata.

35-vjeçari ishte në sheshin para Kishës së Sant’Alfonso, jo shumë larg shtëpisë së tij, kur u qëllua nga një seri të shtënash me armë.

Viktima ishte personazh i njohur për autoritetet e drejtësisë. Nuk përjashtohet hipoteza që vrasja lidhet me një plagosje të ndodhur mbrëmë.

Ngjarja ka ka tronditur Napolin dhe duket se “Camorra” është vënë sërish në veprim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.