Macron rezultoi me COVID-19/ Presidenti flet për gjendjen shëndetësore

Një ditë pasi u konfirmua pozitiv me koronavirus, Presidenti francez Emmanuel Macron ka dhënë sot detaje për shëndetin e tij.

Në një video në rrjetet sociale, Macron thotë se është mirë dhe se do të raportojë në mënyrë transparente për gjendjen e tij shëndetësore.

“Nuk ka asnjë arsye që gjërat të shkojnë keq”, tha ai në një postim në “Twitter”, duke shtuar se do të vazhdojë të merret me punët e qeverisë, megjithëse “me një ritëm më të ngadaltë”.

Macron rezultoi pozitiv një ditë më parë, ndërsa shfaqi shenja të virusit, si lodhje, kollë dhe ethe.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.