Macron i drejtohet kombit, por bluza e tij nxit spekulime

Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar kombit me një fjalim – duke u folur për rëndësinë e vaksinimit kundër COVID-19, por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendjen e shumë personave edhe bluza e tij pa mëngë dhe dizajni i saj.

Aty menjëherë filluan të qarkullojnë teori të ndryshme – duke pretenduar nëse bëhet fjalë për një zog, një mesazh apo ndonjë shenjë apo logo e fshehtë.

Mjaftuan që disa orë të kalojnë pas fjalimit që Macron të bëhet kryetemë, derisa po mundohej të rinjtë francezë t’i bindë që të vaksinohen.

Por më shumë fitoi vëmendje bluza e tij me simbolin misterioz sesa fjalimi për rëndësinë e vaksinimit kundër coronavirusit.

Kësaj radhe ai kishte zëvendësuar kostumin, këmishën e bardhë dhe kravatën me një bluzë të zezë pa mëngë. E pikërisht përzgjedhja e tij nxiti spekulime dhe teori të ndryshme konspirative.

Siç raporton The Guardian, teoria e parë që filloi të qarkullojë është se bëhet fjalë për logon e një klubi “bohemësh”, një grupacion politik i formuar në Kaliforni në vitin 1872.

Sot ky klub përbëhet enkas nga meshkujt – kryesisht biznesmenë e politikanë nga SHBA, Evropa dhe Azia. Pavarësisht që ky klub ka logon dhe ajo në bluzën e Macronit nuk është ajo – përdoruesit e rrjeteve sociale menjëherë filluan të spekulojnë se çfarë mund të jetë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.