Macron: Do të investojmë për sigurimin e vaksinave në Afrikë

Presidenti francez Emmanuel Macron, është zotuar se Franca do të investojë në sigurimin e vaksinave për Afrikën.

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa, zhvilluar në Pretoria, Presidenti francez tha se Afrika përbën rreth 20% të nevojës botërore për vaksina.

“Në këtë takim diskutuam për një strategji që do të ndihmonte industritë e vaksinave të prodhonin sa më shpejt doza kundër Covid. Ne kemi nevojë për t’u vaksinuar sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo duhet të bëhet në të gjithë botën”, ka thënë Macron.

Më tej ai ka theksuar se tashmë Franca kishte arritur partneritet me Institutin Biovac të Afrikës së Jugut dhe se së shpejti do të niste një projekt me kompanitë farmaceutike të Afrikës së Jugut, Aspen.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.