Lufta po bashkon NATO-n? Finlanda dhe Suedia së shpejti mund t’i bashkohen aleancës

Finlanda dhe Suedia  së shpejti mund t’i bashkohen NATO-s,  lëvizje që ka të ngjarë të zemërojnë Moskën.

Zyrtarët e NATO-s i thanë CNN se diskutimet për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në bllok janë bërë jashtëzakonisht serioze që nga pushtimi i Rusisë.

Diplomatët e Departamentit të Shtetit të SHBA-së thanë se çështja doli në takimin e jashtëm të NATO-s të kësaj jave, ku morën pjesë ministrat e jashtëm nga Stokholmi dhe Helsinki.

Sipas tyre, diskutimet nënvizojnë shkallën në të cilën pushtimi i presidentit rus Vladimir Putin ka shërbyer vetëm për të rigjallëruar dhe bashkuar aleancën e NATO-s, pikërisht e kundërta e qëllimeve të deklaruara të Putinit përpara fillimit të luftës.

Presidenti rus ka kërkuar që NATO të ndalonte zgjerimin në lindje dhe pranimin e anëtarëve të rinj,  duke akuzuar bllokun për kërcënimin e sigurisë ruse.  Në vend të kësaj, NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën dhe po përgatitet të mirëpresë anëtarët e rinj.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.