Lindi dhjetënjakë/ Autoritetet nuk e konfirmojnë dot rastin

Qeveria afrikano-jugore thotë se nuk ka mundur të vërtetojë lajmin se një qytetare e këtij vendi ka sjellë në jetë 10 foshnje.

Zëdhënësja e saj, Phumla Williams tha se do t’i duhet ta verifikojnë ketë pretendim dhe nëse do të jetë e nevojshme, do të ofrojmë asistencë.

Ajo shtoi se në spitalet shtetërore nuk është regjistruar një lindje e tillë.

Nëse konfirmohet, ky rast mund të shënojë rekord të ri botëror.

Bashkëshorti i 37-vjeçares afrikane Thamara Sithole, tha se ata u shokuan nga lajmi, pasi nga kontrollet paraprake ai dhe gruaja e tij, mendonin se do të kishte tetë fëmijë.

“Janë shtatë djem dhe tri vajza. Jam i lumtur. Jam i emocionuar. Nuk mund të flas shumë”, tha më herët Tehobo Tsotetsi për ”Pretoria News”.

Thamara është nënë e dy binjakëve gjashtëvjeçarë.

Ajo pretendon se është në gjendje të mirë, pas lindjes së foshnjave me prerje cezariane.

Autoritetet e rekordeve ”Guinness” kanë thënë se janë duke hetuar këtë rast.

Një grua që ka lindur tetë foshnja më 2009-n në Shtetet e Bashkuara aktualisht mban rekordin ”Guinness” për më së shumti foshnja të lindura për një herë.

Lindje të tilla  zakonisht janë rezultat i trajtimeve të lidhura me fertilitet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.