Lideri i Senatit në SHBA: Kolegji Zgjedhor ka folur, sot dua të uroj presidentin e ri

Udhëheqësi i shumicës së senatit në Shtetet e Bashkuara, Mitch McConnell për herë të parë ka pranuar se Joe Biden është presidenti i zgjedhur, pasi Kolegjit Zgjedhor ka forcuar fitoren e tij.

Sipas mediave të huaja, Mitch McConnell ka thënë për herë të parë se presidenti i zgjedhur është Joe Biden, duke uruar kështu për herë të parë atë dhe zëvendës presidenten Kamala Harris.

‘Zgjedhësit e djeshëm u takuan në të 50 shtetet. Kështu që këtë mëngjes vendi ynë ka zyrtarisht një president të zgjedhur dhe një nënkryetar të zgjedhur. Shumë miliona prej nesh kishin shpresuar që zgjedhjet presidenciale do të jepnin një rezultat tjetër. Por sistemi ynë i qeverisjes ka procese për të përcaktuar se kush do të betohet në 20 Janar. Kolegji Zgjedhor ka folur. Sot dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden,”-ka thënë ai.

Gjithashtu, ai ka folur dhe për qeverisjen e Donald Trump dhe ka hedhur poshtë akuzat e tij për manipulim të zgjedhjeve.

‘Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë në vendin tonë! Nuk ka ndodhur një manipulim votash,”-ka shtuar ai.

Ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor ka zhvilluar një takim ku ka pranuar se Joe Biden është presidenti i zgjedhur në Shtetet e Bashkuara. Sakaq mbledhja e Kolegjit Zgjedhor ishte një nga hapat deri në betimin përfundimtar të Biden si president në 20 janar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.