“Lejoi gjuhën e urrejtjes”/ Myslimanët Rohingya padisin “Facebook”
Dhjetëra refugjatë Rohingya në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë paditur “Facebook”, duke e akuzuar gjigantin e mediave sociale se ka lejuar përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër tyre.
Ata kërkojnë më shumë se 150 miliardë dollarë kompensim, duke pretenduar se platformat e “Facebook” promovojnë dhunën kundër pakicës së persekutuar.
Por, “Facebook” nuk iu përgjigj akuzave.
Kompania akuzohet se ka lejuar që “përhapja e dezinformatave të urryera dhe të rrezikshme të vazhdojë për vite me radhë”.
Një firmë ligjore britanike që përfaqëson disa nga refugjatët i ka shkruar një letër “Facebook”-ut, duke pretenduar se “algoritmet e tij kanë përforcuar gjuhën e urrejtjes kundër popullit Rohingya”.
Kompania nuk arriti të hiqte postimet ose të fshinte llogaritë që nxisin dhunën kundër Rohingya.
Ajo nuk arriti të ndërmerrte veprimet e duhura dhe në kohë, pavarësisht paralajmërimeve nga organizatat bamirëse dhe media.
Rohingya janë një pakicë myslimane pa shtetësi në shtetin Rakhine të Mianmarit, që mendohet se numëron rreth 1 milion njerëz. Mianmari nuk i njeh ata si qytetarë ose një nga 135 grupet etnike të njohura në vend.
Rreth 10.000 myslimanë Rohingya u vranë gjatë një sulmi ushtarak në Mianmarin me shumicë budiste në vitin 2017.
Sorry, the comment form is closed at this time.