Lavrov: Rusia është në favor të paqes dhe prosperitetit në Afganistan

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, tha se Moska zyrtare dëshiron paqe, prosperitet dhe siguri në Afganistan.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, pas një takimi me homologun e tij armen, Ararat Mirzoyan, Lavrov tha se nga mesi i shtatorit do të përpunohet dhe shpallet një strategji konkrete për Afganistanin në takimin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Rusia.

Takimi që do të mbahet në kryeqytetin e Taxhikistanit, Dushanbe, do të vijë pas samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.

“Rusia merr një pozicion në favor të paqes, prosperitetit dhe sigurisë në këtë rajon”, tha Lavrov, duke shtuar se terroristët, trafikantët e drogës dhe anëtarët e tjerë të grupeve të organizuara kriminale nuk duhet të lejohen të përdorin tokën afgane për aktivitetet e tyre.

Nga ana e tij, Mirzoyan tha se Armenia po ndjek nga afër situatën aktuale dhe të gjitha zhvillimet në Afganistan.

“Ne jemi të përkushtuar për paqen në rajon dhe do të mirëpresim dhe respektojmë zgjedhjen e popullit afgan”, tha ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.