STUDIMI/ Covid-19 shpërtheu në Itali që në dhjetor 2019
Koronavirusi ka qenë i pranishëm në Itali që në dhjetor të vitit 2019.
Kështu tregon një studim i realizuar së fundmi nga Institutit Kombëtar i Shëndetit (ISS) në Itali.
Covid-19 ka shpërthyer fillimisht në veri të Italisë, në dhjetor, ndonëse rasti i parë zyrtarisht u konfirmua në shkurt 2020.
Gjurmët e virusit u zbuluan në mostrat e ujërave të zeza në qytetet e Milanos dhe Torinos në fund të vitit 2019, dhe në Bolonjë në janar të vitit të kaluar, njoftoi ISS.
Instituti kreu një analizë të ujërave të ndotura të mbledhura nga tetori 2019 deri në shkurt 2020, përpara se Covid-19 të godiste zyrtarisht Italinë.
Sorry, the comment form is closed at this time.