Lajm i mirë për Evropën, EMA miraton vaksinën anti-Covid për përdorim masiv në 23 dhjetor

Agjencia e Barnave të Evropës (EMA) pritet të miratojë vaksinën anti-Covid të “Pfizer-BioNTech” për përdorim emergjent. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane “Bild”, e cila shkruan se miratimi i vaksinës pritet të bëhet më 23 dhjetor. Në lidhje me këtë ka folur edhe Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn. Ai tha se “ky është një lajm i mirë” dhe se “menjëherë pas miratimit mund të fillojë vaksinimi i popullsisë”.

“Ky është një lajm i mirë për të gjithë BE-në. Sa më herët të fillojmë, më mirë është, pasi ndihmon në zvogëlimin e vuajtjeve dhe gjithashtu në shmangien e vdekjeve. Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2021, me vaksinën anti-Covid do të vaksinohen rreth 7.5 milionë njerëz në Gjermani. Në tre muajt e parë të vitit 2021, njëmbëdhjetë deri në 13 milionë doza vaksinash do të vaksinohen në Gjermani”, tha ai.

Ndërkohë, deri tani, vaksina është është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite, Meksikë dhe Singapor.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.