Kujdes/ Vendi ku ndalohet të drejtosh makinën me shall në qafë

Nëse po planifikoni një udhëtim të mëtejshëm në Evropë, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm në një vend.

Në Spanjë është e ndaluar të drejtosh një automjet me veshje të trasha dimërore.

Mund të tingëllojë çmenduri në fillim, por ky dënim bazohet në fakte reale.

Gjëja e parë dhe më e rëndësishme është që xhupat e trashë të dimrit mund të pengojnë shoferin gjatë drejtimit të automjetit, duke kufizuar lëvizjet dhe parandaluar reagimin optimal në situata emergjente.

Për të mos thënë që e njëjta gjë vlen edhe për dorezat dhe në Spanjë do të dënoheni edhe nëse vendosni shall në qafë.

Dhe dënimi nuk është i vogël. Shoferi për këtë kundërvajtje do të paguajë gjobë prej 200 eurosh.

Vitin e kaluar, ADAC njoftoi se një veshje e trashë dimërore gjatë drejtimit të mjetit rezulton me një problem tjetër dhe kjo vlen për shoferin, por edhe për të gjithë pasagjerët që përdorin rripin e sigurimit.

Një veshje e trashë parandalon shtrëngimin optimal të rripit, i cili në një përplasje mund të rrëshqasë më poshtë mbi bark dhe të shkaktojë lëndime në indet e buta, si zorrët, mëlçinë ose shpretkën, madje të çojë në gjakderdhje të brendshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.