Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte

Ukraina ka identifikuar më shumë se 600 të dyshuar rusë për krime lufte dhe ka filluar ndjekjen penale për 80 prej tyre, tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova të martën.

Venediktova foli së bashku me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) Karim Khan dhe homologët e tjerë pas një takimi në Hagë për të diskutuar hetimet mbi krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë.

Ajo tha se zyrtarë të nivelit të lartë ushtarak, politikanë dhe “agjentë të propagandës së Federatës Ruse” janë në mesin e më shumë se 600 të dyshuarve rusë.

Venediktova tha se hetimet janë komplikuar nga fakti se luftimet janë ende në vazhdim.

Estonia, Letonia dhe Sllovakia i janë bashkuar ekipit ndërkombëtar që heton krimet e dyshuara të luftës në Ukrainë, i cili fillimisht u formua nga Ukraina, Lituania dhe Polonia më 21 mars për të mundësuar shkëmbimin e informacionit dhe burimeve, tha Venediktova.

Duke folur në të njëjtin konferencë, Khan tha se ICC “do të punojë drejt hapjes së një zyre në Kiev” në javët e ardhshme.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.