Kryediplomati kinez nxit bashkëpunimin e ndërsjellë Kinë-Turqi

Këshilltari i Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u bëri thirrje të mërkurën Kinës dhe Turqisë të forcojnë besimin e ndërsjellë dhe të mbështesin njëra-tjetrën, për të nxitur së bashku zhvillimin e shëndetshëm të lidhjeve dypalëshe, njofton Radio e Jashtme e Kinës.

Gjatë takimit me homologun e vet turk Mevlut Çavushoglu në Wuxi të provincës Jiangsu të Kinës Lindore, Wang shprehu po ashtu shpresën që të dyja palët të mbështesin njëra-tjetrën në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, të sigurisë dhe interesave të zhvillimit, të respektojnë normat bazë të mosndërhyrjes në punët e brendshme të njëra-tjetrës, të shmangin pjesëmarrjen në çdo veprimtari ndërkombëtare që synon njëra-tjetrën, dhe të shtojnë komunikimin për çështjet ku kanë dallime.

Duke theksuar se Turqia ishte vendi i parë që nënshkroi me Kinën një dokument për bashkëpunimin në kuadër të nimës “Një brez, një rrugë”, Wang vlerësoi potencialin e madh të tregtisë dypalëshe.

Ai u bëri thirrje të dy palëve që ta përdorin marrëveshjen e shkëmbimit të monedhave dhe të zgjerojnë bashkëpunimin në fusha të tilla si energjia e re, 5G dhe të dhënat e mëdha. Kina është gjithashtu e gatshme të rrisë importet nga Turqia, tha Wang.

Nga ana e tij, Çavushoglu u shpreh i lumtur për zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe. Ai vlerësoi bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe lidhjet dypalëshe, duke shtuar se Turqia është e gatshme të çojë përpara bashkëpunimin për energjinë bërthamore me Kinën.

Ministri i Jashtëm turk përsëriti kundërshtimin e tij ndaj politizimit të veprimtarive sportive dhe uroi suksesin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.