Kriza/ Franca u vjen në ndihmë me 100 euro 38 milionë francezëve

Teksa shumë vende në Evropë po pëballen me krizën energjitike, Franca ka menduar që t’u vijë në ndihmë qytetarëve për përballimin e rritjes së çmimeve

Qeveria franceze ka njoftuar se do të paguajë 100 € për çdo qytetar i cili ka të ardhura mujore deri në 2 mijë euro.

Kjo ndihmë për qytetarët vjen për përballimin e rritjes së çmimeve të karburantit dhe energjisë.

‘BBC’, shkruan se kjo shumë do të shkojë për 38 mln francezë, përfshirë edhe ata që nuk drejtojnë makinë apo motor.

Mësohet se fillimisht këto shuma do të shkojnë për punonjësit e bizneseve deri në fund të muajit dhjetor. Sakaq nëpunësit civilë, studentët dhe pensionistët do të marrin paratë e tyre në fillim të vitit 2022.

Aktualisht Europa po përballet rritjen e çmimeve të energjisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.